Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten.
“Seanca do të mbahet ditën e enjte në orën 10:00“, tha Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Pas mbledhjes së Kryesisë ajo është pyetur edhe në lidhje me ndryshimet që parashihet të bëhen në projektligjin për Specialen si dhe për ndryshimet e partive politike fituese në Serbi.
Sa i përket rezultateve në Serbi, ajo tha se këto janë çështje të brendshme dhe është herët të diskutohet për qëndrimet e Kosovës në këtë pikë.
“Ndryshimet që kanë ndodhur në Serbi dhe zgjedhjeve është çështje e brendshme e Serbisë, por në raport me Kosovën dhe diskutimet tutje është shumë herët të flitet sepse nuk e dimë se cilat janë saktësisht qëndrimet, por qëndrimet e Kosovës janë ato që kemi pasur”,deklaroi Nagavci.
Po ashtu ajo tha se sa i përket qëndrimit për projektligjit për Specialen, sipas Nagavcit Vetëvendosje veçse i ka deklaruar ato.
“Sa i përket projektligjit për Specialen ne i kemi thënë që në kohën kur ishte duke u shqyrtuar, pra kemi një aktgjykim që tregon se letra e presidentes pra dekreti i saj në këtë rast se Projektligji ose mund të mbetet në fuqi nëse seanca rrëzon propozimin e presidentes, ose mbetet në fuqi dhe projektligji kthehet në pikën zero. Kemi edhe dy raste të adresuara nga ish-presidentja Osmani në vitin 2024 me dy projektligje të cilat e dimë se pas letrës së presidentes Osmani kanë ardhur në pikën zero, Ne po diskutojmë me PDK-në si partia iniciues e projektligjit dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të sjellim me një situatë të re në mes presidencës dhe Kuvendit kurse sa i përket çështjeve përmbajtjesore do arrijmë një pajtueshmëri në atë se si do të arrihet kjo.Grupi që po udhëhiqet nga Glauk Konjfuca ka filluar punën dhe besoj se do japin propozimet më të mira në lidhje me adresimin në gjykatën e Apelit, ku do të diskutohen edhe çështjet tjera sa i përket projektligjit”,deklaroi ajo.
Po ashtu Nagavci tha se “Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim dhe ka edhe dy raste të tjera të cilat kanë ndodhur në kohën sa ishte presidente zonja Osmani, që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet dhe janë argumente që tregojnë bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe besoj këtë e kanë të qartë edhe PDK-ja”.
“Diskutimet në grupin strategjik do të trajtohen me konfidencialitet. Sa i përket projektligjit pra është e qartë se duhet të shohim se çështjet që kanë të bëjnë me përmbajtjen si i trajtojmë tutje.