Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega në Deçan kanë njoftuar për homazhet e sotme në nderim të veprimtarit të LPRK-së, luftëtarit dhe eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi Mujaj nga Strellci, shkruan GazetaDemos.
OVL e përkujoi Mujajn si atdhetar e patriot, i cili la Zvicrën dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së.
"Avdi Mujaj ishte një atdhetar që la Zvicrën dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke dëshmuar me vepër se dashuria për atdheun dhe liria e Kosovës ishin mbi çdo sakrificë personale.Jeta, veprimtaria dhe sakrifica e tij mbeten pjesë e kujtesës sonë të përbashkët dhe një shembull për brezat që vijnë", thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, në Gllogjan bëmë homazhe në nderim të veprimtarit të LPRK-së, luftëtarit dhe eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi Mujaj nga Strellci.




