Këngëtari i njuhur, Labinot Tahiri ka pritur në takim ish-presidenten e vendit, Vjosa Osmani, të cilën e falenderoi për vizitë.
“E nderuar presidente, faleminderit që na vizituat qytetin tonë, një vend i fortë në ekonomi, politikë, mjekësi dhe arsim. Ju e dini që ne kemi politikanë, biznesmenë mjekë e mësimdhënës të përkushtuar për qytetin dhe shtetin si për shendetin, ekonomine dhe arsimin për rininë dhe qytetarin tonë”.
Tahiri tha se Osmani ishte e gatshme për t’i shërbyer vendit, teksa shtoi se ia la edhe një ‘amanet;.
“Të dashur bashkombas; ta dini se; presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të laluaren, me një fushatë me moral politik , kombetar e nderkombetar. Presidentja ma la një amanet: me tha: Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e leshoni vendin por vetem CALL ME”, tha ai.
Ndryshe, ‘’Call me’’, ishte deklarata më të cilën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ishte drejtuar Osmanit në nisjen e Bordit të Paqes.
“Po veproni shumë mirë, dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, më telefononi dhe ne do ta zgjidhim”, kishte thënë Trump drejtuar Osmanit.