Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy mjekëve të spitalit të Vushtrrisë, V.R., dhe E.S. nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Po ashtu, aktakuzë është ngritur edhe ndaj nëntë personave të tjerë për dhënie ryshfeti: F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y., L.K.
Sipas kërkesës së prokurorisë mjeku V.R., në gjashtë raste, ndërkaq mjeku E.S., në tri raste, në cilësinë e personit zyrtar – mjekë në spitalin e Vushtrrisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë para në shuma të ndryshme në mënyrë që të veprojnë në përputhje me detyrën e tij zyrtare për ofrimin e shërbimeve të trajtimit mjekësor për pacientët.




