Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe, arrestohet 42-vjeçari në Rinas

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 15:28
Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe, arrestohet 42-vjeçari në Rinas

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Rasti është goditur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroport, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve, shkruan rtsh.al.

Sipas Policisë, kontrollet janë kryer bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore. Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të një shtetasi shqiptar, me nënshtetësi britanike, i identifikuar me inicialet S. K., 42 vjeç, banues në Angli, është zbuluar një armë zjarri pistoletë së bashku me municion luftarak.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 42-vjeçari është arrestuar në flagrancë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

armëtentoitrafikonte

Të ngjashme

Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore

Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore

19:35
Tre të arrestuar pas të shtënave me armë në Deçan, shënjestër ishin 4 viktima

Tre të arrestuar pas të shtënave me armë në Deçan, shënjestër ishin 4 viktima

09:47

Më shumë nga Lajme

  • 13:58Digjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga
  • 13:44Abdixhiku nuk e ka ndërmend dorëheqjen: Kam mandat deri më 19 nëntor të vitit 2027
  • 13:43Ligji për Specialen, Rrustemi: Në kuptimin Kushtetues, ky është refuzim i hyrjes në fuqi të ligjit!
  • 13:40Tahiri: Rikthimi i ligjit për Specialen në Kuvend e dëmtoi kauzën
  • 13:40Klinaku: Kthimit të ligjit për Specialen i gëzohen VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja