Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Digjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 13:58
Digjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga

Një zjarr ka rënë në ambientet e një kompleksi pallatesh, ku ndodhen edhe zyrat e medias online ‘Dritare Tv’.

Mësohet se flakët kanë lënë pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të ‘Dritare Tv’, ndërkohë që drejtuesja, gazetarja Rudina Xhunga, ka rrëfyer momentet e përhapjes së zjarrit që nisi nga tubat e aspirimit të një restoranti dhe që u përhap në ambientet e zyrave të medias online.

Ajo tregoi se flakët ‘mbërritën’ në redakasi, sapo kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve.

“Po digjeshim”, shprehet Xhunga, duke kujtuar momentet kur prioritet sipas saj ishte nxjerrja e njerëzve jashtë, fikja e automateve dhe mbërritja e zjarrfikësve, të cilët ajo i falënderon për ndërhyrjen e shpejtë.

Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve.

Xhunga ka treguar se edhe sot, uji ka vijuar të depërtojë në hapësirat e dëmtuara. Gazetarja bën të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici, ndërsa ka edhe një mesazh për ndjekësit e ‘Dritare Tv’

“Na falni për këtë periudhë me pak aktivitet! Por do të vijojmë të jemi bashkë”, thotë drejtuesja e medias online, Rudina Xhunga.

DRITARE TV

xhungadritareambientet

Më shumë nga Lajme

  • 14:49Përplasje për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, opozita ngre dyshime, pushteti mbron projektligjin
  • 14:48Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 200 euro
  • 13:44Abdixhiku nuk e ka ndërmend dorëheqjen: Kam mandat deri më 19 nëntor të vitit 2027
  • 13:43Ligji për Specialen, Rrustemi: Në kuptimin Kushtetues, ky është refuzim i hyrjes në fuqi të ligjit!
  • 13:40Tahiri: Rikthimi i ligjit për Specialen në Kuvend e dëmtoi kauzën