Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Rikthimi i ligjit për Specialen në Kuvend e dëmtoi kauzën

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 13:40
Tahiri: Rikthimi i ligjit për Specialen në Kuvend e dëmtoi kauzën

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për kauzën e luftës për liri.

Tahiri ka thënë se Aleanca e konsideron të papranueshëm këtë veprim, ndërsa ka shprehur habinë për qëndrimin e Qeverisë, e cila, sipas tij, nuk kishte dhënë komente për dy javë, ndonëse ligji kishte qenë në Qeveri.

“Rikthimin e ligjit në Kuvend, si Aleancë, e kemi parë si një veprim jashtëzakonisht të dëmshëm dhe jo serioz, i cili në esencë për ne e ka dëmtuar kauzën. Për më shumë, jemi të habitur se si Qeveria po lëshon lot krokodili, gjoja se u gjet një gabim, derisa dy javë e ka pasur në Qeveri dhe s’ka dhënë asnjë koment”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se Aleanca nuk do ta lejojë, siç është shprehur, dëmtimin e kauzës së luftës për liri, duke nënvizuar se në Hagë mbrohet e vërteta dhe jo partitë politike.

“Për Aleancën është akt i papranueshëm dhe do të shohim si do të rrjedhë. Për ne, në Hagë mbrohet tregimi për liri, nuk mbrohen partitë, mbrohet e vërteta jonë. Nuk do ta lejojmë dëmtimin e kauzës së luftës për liri”, ka thënë ai, raporton EO.

Tahiri ka shtuar se Aleanca ende nuk e di se çfarë do të ndryshohet në ligj, pasi, sipas tij, ende nuk e kanë parë letrën kthyese të presidentes.

“Ne ende nuk dimë se çka do të ndryshohet, ende nuk e kemi parë letrën kthyese të presidentes”, ka përfunduar Tahiri.

tahiriligjitkuvend

Të ngjashme

Ligji për Specialen, Rrustemi: Në kuptimin Kushtetues, ky është refuzim i hyrjes në fuqi të ligjit!

Ligji për Specialen, Rrustemi: Në kuptimin Kushtetues, ky është refuzim i hyrjes në fuqi të ligjit!

13:43
Klinaku: Kthimit të ligjit për Specialen i gëzohen VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja

Klinaku: Kthimit të ligjit për Specialen i gëzohen VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja

13:40
Cakolli: Çdo ndryshim i Ligjit për Specialen rrezikon të përfundojë në Dhomën Kushtetuese në Hagë

Cakolli: Çdo ndryshim i Ligjit për Specialen rrezikon të përfundojë në Dhomën Kushtetuese në Hagë

10:50
Kthimi i ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

09:36

Më shumë nga Lajme

  • 13:58Digjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga
  • 13:44Abdixhiku nuk e ka ndërmend dorëheqjen: Kam mandat deri më 19 nëntor të vitit 2027
  • 12:55Apeli ia konfirmon një muaj paraburgim Gani Gecit për kanosjen e Lirim Mehmetajt
  • 12:54BBC i kushton reportazh Qamile Marrës, 117-vjeçares shqiptare që pretendohet se është më e moshuara në botë
  • 12:31Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm