Gjatë intervistës, Marra tregon se ka lindur më 19 gusht 1909, në kohën kur trojet shqiptare ishin ende nën sundimin osman. Sipas datëlindjes së saj, ajo ishte 36 vjeçe pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Qamile Marra, 117-vjeçarja shqiptare që pretendohet se është gruaja më e moshuar në botë, është bërë pjesë e një videoreportazhi të publikuar nga BBC Global Women.
Ajo ka kaluar pothuajse të gjithë jetën në një fshat shqiptar, ku është marrë me kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë. E rrethuar nga natyra dhe pemët frutore, Marra ka ruajtur ndër vite një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me punët e fshatit.
E pyetur për jetëgjatësinë e saj, ajo ka dhënë një përgjigje të thjeshtë, duke ia lënë në dorë Zotit.

