Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se pret që më 16 shtator të merret një vendim lirues për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.
Bajraktari ka bërë të ditur se sot ka takuar Sevdije Krasniqin, bashkëshorten e Jakup Krasniqit.
"Në pritje të drejtësisë, sot takova znj. Sevdije Krasniqi, bashkëshorten e Bacës Jakup.
Familjet Krasniqi, Thaçi, Veseli e Selimi nuk kanë qenë dhe nuk janë vetëm. Më 16 shtator presim vendimin lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Presim që drejtësia të triumfojë! Liria ka emër. Liria ka vlerë!", tha ai.
