Analisti politik Ylli Hoxha ka komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët janë deklaruar kundër mbështetjes së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Hoxha ka vënë në pikëpyetje nëse kundërshtimi i deputetëve lidhet realisht me figurën e Sejdiut apo me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe marrëveshjen e tij me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk jam i bindur që 6 deputetë kanë aq animozitet ndaj Bekim Sejdiut. Sa kanë ndaj Lumir Abdixhikut”, ka deklaruar Hoxha.Deklarata e tij vjen në një moment kur gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtim Shala, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes së arritur nga Abdixhiku me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për kandidaturën e Sejdiut,
Qëndrimi i gjashtë deputetëve ka shkaktuar reagim edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se ata kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e partisë dhe ka paralajmëruar pasoja për këtë qëndrim.




