Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta raportohet se janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 20:03
Këta raportohet se janë tre policët që dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje në Prishtinë

Është siguruar identiteti i tre zyrtarëve policorë që dyshohen për ngacmim seksual dhe kontroll të kundërligjshëm ndaj një gruaje në lagjen Lakërishte të Prishtinës.Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për B.M, E.R dhe A.R, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin pas rastit të raportuar pas mesnatës së 15 tetorit.

Sipas informacioneve të bëra publike nga IPK-ja, rasti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit në Lakërishte, ku një grua që ishte duke drejtuar veturën pretendon se është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë.Sipas pretendimeve të ankueses, pas kontrollit, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Pas veprimeve fillestare hetimore, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.Ndërkohë, me udhëzim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

seksualndajprishtinë

Të ngjashme

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se e ndaluan dhe e udhëzuan një qytetare  drejt Çagllavicës për veprime seksuale

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se e ndaluan dhe e udhëzuan një qytetare drejt Çagllavicës për veprime seksuale

17:23
Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj

Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj

16:38
Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

09:57
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë protestojnë para Komunës

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Prishtinë protestojnë para Komunës

08:12

Më shumë nga Lajme

  • 20:55Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve
  • 20:34Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje
  • 20:24Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë
  • 20:23Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
  • 20:15‘Eskalon’ Peci: Çfarë kriminelash, paralajmërojnë gjakderdhje…