Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të një të riu 21 vjeçar, i cili është goditur nga një efektiv policie teksa po protestonte në mes të rrugës në Tiranë.
Fevziu ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe se i njejti tashmë është duke u trajtuar nga psikologu për shkak të traumës së marrë nga gjithë ngjarja.
Gjithashtu ka treguar se i njejti ka disa lëndime trupore, përfshirë një goditje jo të rëndë në kafkë dhe një krisje në vërtebër.
