Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me kushtet e punës dhe gjendjen ekonomike të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Musliu theksoi se nuk mund të kërkohet angazhim dhe efikasitet maksimal nga zyrtarët policorë, kur ata detyrohen të sigurojnë të ardhura shtesë përmes punëve të tjera pas përfundimit të orarit zyrtar.
Në “BlicInterview me Astrit Gashin”, deputetja ka përmendur problemet me veshmbathjen dhe vështirësitë financiare me të cilat përballen policët.
“Policia e Kosovës që gjashtë vite nuk kanë moral që të trajtojnë një rast si duhet, duke filluar nga problemet që i kanë me veshmbathje. Nuk muj me prit efikasitet nga një polic apo police që punon paradite polic, pasdite punon taksi. Na ka rënë të shohim edhe policë që punojnë kamarierë nëpër dasma deri para mëngjesit”, deklaroi Musliu