Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Molliqaj për opozitën: Gabimi më fatal i tyre, do të jetë nëse ja bëjnë Kurtit, koorumin për zgjedhjen e Presidentit

GD
Gazeta Demos25 janar 2026 në 14:06
Molliqaj për opozitën: Gabimi më fatal i tyre, do të jetë nëse ja bëjnë Kurtit, koorumin për zgjedhjen e Presidentit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur në lidhje me mundësinë e ringritjes së opozitës.

Ai potencoi se opozita, në mënyrën mekanike si e shohin tani, s’kanë asnjë mundësi.Sipas Molliqajt, opozita i ka veç edhe dy momente, zgjedhjet e brendshme dhe a ja bëjnë koorumin Albin Kurtit për Presidentin.

Ai tha se gabimi më fatal i ardhshëm i tyre do të jetë nëse ja bëjnë koorumin për zgjedhjen e Presidentit, Albin Kurtit.“Në mënyrën mekanike si këta e shohin, asnjë shancë nuk ka. Unë i kam dëgju shpjegimet e tyre, këta mendojnë thojnë na kanë ik votuesit, kanë me na u kthy votuesit thua ti që votuesi ‘hipën në autobuz e shkon në Gjermani, punon sa punon dhe kthehet sërish’, bukfalisht kjo është logjika. Nuk kthehet votuesi, votuesi bashkohet në një ide, mundet me qenë votues deri dje i Vetëvendosjes, mundet mos me votu hiq, i ri që voton për herë të parë që të ka votu ose jo. Votuesi bashkohet rreth çështjes kauzave dhe ideve. Këta që mendojnë me njëfarë nostalgjie jo ka me u kthy LDK-ja, jo PDK-ja ku e meriton, këto janë tregime jo-politike. Me çfarë unë po shoh, pas rezultatit opozita i ka veç edhe dy momente…zgjedhjet e brendshme të tyre dhe a ja bëjnë koorumin Albin Kurtit për Presidentin. Pas këtij momenti, opozita do të jetë totalisht pasive dhe irrelevante opozita e djeshme. Gabimi më fatal i ardhshëm do të jetë nëse ja bëjnë koorumin për zgjedhjen e Presidentit për dy arsye madhor, cilindo, çfarëdo figure qoftë ajo sepse do t’i shërbejë Albin Kurtit për dy çështje që janë të rëndësisë jetike për me e shtri kontrollin në institucione që e kanë bë njëfarë balance. Gjykata Kushtetuese i ka dy gjyqtar të cilët siç e dini në fund edhe Presidentja i çertifikon. Njëjtë e rëndësishme është edhe Kryeprokurori. Ju e dini që Vjosa Osmani shërbimin më të madh, për mua nuk është data e zgjedhjeve, por Kryeprokurori i cili ka mandat shtatë vjeçar. Kryeprokurori nuk është zgjedh për shkak se Vjosa Osmani ka vendos me refuzu njëanshëm dhe Albin Kurti ka dalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka thënë …’Ky person nuk ka me u bë Kryeprokuror’.

“Pra çfarë është roli i Presidentit të ardhshëm, dy pika i ka ai…’me ja zgjedh Kryeprokurorin sipas qejfit të Albinit që ai me marr organin e akuzës në dorë dhe e dyta ….ja me i qu do gjyqtarë të Kushtetueses që e dëgjojnë 100% pushtetin e Albin Kurtit, ja me e bë jo-funksionale Gjykatën Kushtetuese qoftë përmes mos-votimit në Kuvend të gjyqtarëve, qoftë përmes refuzimit nga Presidenti eventual. Prandaj përgjegjësi historike kanë me mbajt kushdo prej deputetëve që e bën, kjo nuk është shaka, sepse pushtetet autoritare kur e kapin plotësisht nën kontroll shtetin janë dy institucionet kryesore…’Gjykata Kushtetuese dhe kur e marrin organin e akuzës, Kryeprokurinë” tha Molliqaj në Blic Interview.

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
  • 09:15Osmani takohet me Presidentin Clinton në SHBA