Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mijëra lëndë transferohen në Gjykatën Administrative, sfiduese kontestet e punës

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 21:23
Mijëra lëndë transferohen në Gjykatën Administrative, sfiduese kontestet e punës

Kanë mjaftuar pak javë që raftet e Gjykatës Administrative, të mbushen me mijëra lëndë.

Shumë prej tyre të transferuara nga gjykatat e tjera, por mbi 650 lëndë shkuan të reja në këtë Gjykatë, e cila ka pak javë që nisi punën.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative, Rexhep Gashi thotë se deri në muajin korrik do barten të gjitha lëndët nga Gjykata Komerciale, por që ende nuk dihet sa është numri i tyre.

“Lëndët nga departamenti për cështje administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë që janë diku afërsisht 9 mijë lëndë janë bartur në Gjykatën Administrative edhe në sistemin SMIL të gjykatës, në ndërkohë nga dita e sotme ka filluar edhe transferi gradual i lëndëve nga Gjyakata Komerciale, 2 departamentet, departamenti për cështje administrative dhe departamenti fiskal”, ka thënë Rexhep Gashi – U.d i kryetarit të Gjykatës Administrative, për Dukagjinin.

Teksa Gashi tregon se rastet e trashëguara janë prioritet për trajtim, ai thotë se sfiduese do të jetë trajtimi i lëndëve që kanë të bëjnë me kontestet e punës dhe se 23 gjqytarët që do ketë kjo gjykatë mund të mos e përballojnë numrin e madh të lëndëve.

“Duke marr parasysh numrin aktual sic e përmenda më herët që është ardh në Gjykatë i lëndëve pa u përmbush një muaj, dhe numrin e lëndëve që priten të barten nga Gjykata Komerciale dhe gjykata civile unë konsideroj se ky numër nuk do të jetë i mjaftueshëm sidomos numri i lëndëve që kanë të bëjnë me kontestet e punës që kanë të bëjnë me zyrtarët publik dhe organeve publike si punëdhënës të tyre është shumë i lartë”, ka thënë Rexhep Gashi – U.d i kryetarit të Gjykatës Administrative.

Gjykata Administrative nisi së funksionuari më 5 maj të këtij viti, e brenda saj funksionojnë katër departamente.

gjykata

Të ngjashme

Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera

Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera

21:51
Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

16:49
“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata

“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata

15:20
Gjykata merr një vendim  për Vlora Hysenin

Gjykata merr një vendim për Vlora Hysenin

14:36

Më shumë nga Lajme

  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët
  • 21:31“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh
  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra
  • 20:58Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi, dëshmia rrëqethëse e mikes së familjes: Çifti i ri sapo ishin martuar, prisnin fëmijën e parë
  • 20:45Sadiku paralajmëron për sulme në WhatsApp: Problemi është më i madh sesa kam menduar