Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 21:00
Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

Kryeministri shqiptar, Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në SHBA, ku ka zhvilluar takime të ndryshme përfshirë me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut.

Rama, në takim me këta të fundit, kujtoi se si në vitin 2015, në Staten Island, kishte pasur një darkë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku kishin diskutuar për samitin e parë të Diasporës në Tiranë, dhe se si, pas një dekadë, ‘’kanë ndodhur shumë gjëra’’.

Fjala e Ramës:

“Faleminderit për mikpritjen. Të them të drejtën kur na thanë mbrëmë se një stuhi e madhe po vinte menduam se do të ishte pengesë që të mblidheshit këtu, ju jo vetëm u mblodhët, por ndaluat edhe stuhinë nga ajo që parashikohej. Më vjen mirë që jam këtu, ku thonë se është i vetmi vend në botë, ku mund të gjedh Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Rusveltin pranë njëri-tjetrit.

Jemi në Amerikë, por ky është një territor i pushtuar jozyrtarisht nga shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Këtu në Staten Island në 2015-ën unë isha në një darkë së bashku me Hashim Thaçin dhe këtu diskutuam për samitin e parë të Diasporës në Tiranë dhe ishim bashkë me Thaçin. Një dekadë pas samitit kanë ndodhur shumë gjëra.

Çdo gjë lidhej me dërgesat që shqiptarët dërgonin për të mbajtur familjen, por tashmë shumëçka ndodh dhe janë ndërtuar ura me interesa, interesa, investime dhe rikthime shqiptarësh në tokën amë. Në këto vite ka një fakt të jashtëzakonshëm që e vendos çdo emigrant në një piedestal të posaçëm. Çdo familje shqiptarë ka përfituar nga dërgesat financiare të disasporës, ku 9 nga 10 shqiptarë, kanë ndërtuar çati mbi kokë, janë shkollar apo kanë përmirësuar jetën falë çdo të afërmi në diasporë.

Ky është një nder i madh që e mbulon me lavdi diasporën. Por siç e thashë nuk jemi më në fazën që diaspora jepte dhe Shqipëria vetëm merrte, por jemi në një lidhje dhe partneritet të fortë, që ka hyrë në rrugëqn e një zhvillimi dhe ku sot kemi organe të një trupi të ri që kemi ndërtuar. Institucionet e diasprës, këshillet, agjencitë dhe samitet që ndihmojnë për angazhime të ndryshme.

Po krijojmë një regjistër kombëtar të diasporës si një dritare për ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Organicitet ishin edhe vezët që më hodhën mua para pak netësh, duke treguar se ajo çka ndodh në Shqipëri i ka integruar shqiptarët. Një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Britania përtë hedhur vezë,. Shpresoj të ketë kaluar mirë me policinë e Neë Yorkut.

Pastaj në trupën e angazhuar kryesor ishte një shqiptar që punonte këtu. Falë kësaj ndërlidhjeje mes Shqipërisë dhe diasporës, u ndodha fiks si në Shqipëri, me protesta dhe me plot shqiptarë. U prita me një tortë rozë me dy flamingo sipër dhe u ndjeva shumë mirë.

Nuk vuajmë më faktin që kafshët e natyra vritet dhe nuk merret më njeri me të, por kafshët dhe natyra mbrohen dhe njerëzit shqetësohen. Ka ardhur koha kur Shqipëria thotë se ka edhe më mirë dhe është e vërtetë që ne së bashku mund të bëjmë çdo ditë e më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kur pa që mu hodhën ca vezë erdhi me vrap kryepolici i Shqipërisë, Pjerin Ndreu. Një nga kryetarët më të mirë të bashkive, që vuan edhe nga fakti që Lezha nuk bëhet kryeqytet, më la porosi të them diçka për lezhjanët sepse ka të tillë në sallë. Jeni me fat që e keni”, tha Rama mes të tjerash.

këtukanëndodhur

Të ngjashme

Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB

Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB

20:38
Syla me lot në sy: Më 16 shtator nuk e kanë dënu Hashimin,  e kanë dënu Kosovën e gja'kun e derdhur për liri

Syla me lot në sy: Më 16 shtator nuk e kanë dënu Hashimin, e kanë dënu Kosovën e gja'kun e derdhur për liri

20:16
A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

14:45
Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

13:26

Më shumë nga Lajme

  • 22:53‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
  • 22:44Shoshi, Hoxhaj e Musliu në shesh çdo natë: Deri në lirimin e çlirimtarëve
  • 22:24Nipi i Fahri Fazliut në natën e 11-të të protestës: Kërkojmë drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët tanë
  • 21:36Haziri në protestën në shesh: “Politikanë, mos e trashni turpin – veproni!”
  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët