Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 20:38
Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër për fjalimet e mbajtura në Asamblenë e OKB-së.

Duke mos e cituar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ai ka thënë se “kriminelët e luftës” i përkasin gjykatave dhe jo skenës së OKB-së.

Ai shtoi gjithashtu se ata që kryejnë gjenocid duhet të mbahen përgjegjës.

“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në podiumin e OKB-së, por në sallat e gjyqit, ku do të mbahen përgjegjës për krimet që kanë kryer dhe gjakun që kanë derdhur”, tha më tej Erdogan, gjatë ceremonisë së mbylljes së Panairit të 21-të Ndërkombëtar të Tregtisë MUSIAD EXPO dhe Forumit të 29-të Ndërkombëtar të Biznesit në Stamboll.

“Nëse ata që kryejnë gjenocid nuk mbahen përgjegjës para drejtësisë dhe historisë, të njëjtat mizori do të përsëriten”, paralajmëroi ai.

Erdogan përsëriti mbështetjen e Turqisë për palestinezët, duke thënë: “Populli palestinez nuk është vetëm dhe as i braktisur. Motrat dhe vëllezërit tanë në Gaza nuk janë vetëm në luftën e tyre për të drejta dhe drejtësi”.

“Ne do të vazhdojmë, me sa më shumë që të jetë e mundur, të themi të vërtetën dhe të bëhemi zëri i të shtypurve”, shtoi ai.

Erdogan tha gjithashtu se rajoni më i gjerë, me Turqinë në epiqendër, po përjeton një “stuhi të përsosur krizash”, ndërsa sistemi global është në një rrugë pa krye sa i përket “legjitimitetit, përfaqësimit dhe drejtësisë”.

Kujtohet se të enjten e kaluar, ndërsa po fillonte fjalimi i kryeministrit izraelit në OKB, dhjetëra diplomatë lanë sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

erdogankanëkriminelët

Të ngjashme

Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

21:00
Syla me lot në sy: Më 16 shtator nuk e kanë dënu Hashimin,  e kanë dënu Kosovën e gja'kun e derdhur për liri

Syla me lot në sy: Më 16 shtator nuk e kanë dënu Hashimin, e kanë dënu Kosovën e gja'kun e derdhur për liri

20:16
A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

A bashkëpunoi me Gjykatën Speciale duke dërguar dosje, deklarohet sërish Gërvalla: Durim…

14:45
Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

13:26

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:09Trump i përgjigjet ofertës së Iranit për Hormuzin
  • 17:10Për çka dëshiron t’i paguajë ushtarët amerikanë Polonia?
  • 15:33Gjashtë të vdekur pas shpërthimit që shkatërroi një ndërtesë në Athinë
  • 12:55“Gjenerali” amerikan merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit në Shqipëri
  • 10:16Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, Policia e Shtetit njofton masat e sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen