Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për sigurinë dhe qarkullimin në Tiranë, në kuadër të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, disa rrugë pranë stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve.
Bëhet fjalë për bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali” dhe “Abdyl Frashëri”.
Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të vijojnë të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve.



