Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës u ndje në Manastir, Resnjë dhe zonën përreth mbrëmë në orën 22:18, sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Sipas mediave maqedonase, epiqendra e tërmetit e kishte origjinën në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale nga ky tërmet.

