Për të 11-tën natë radhazi, qytetarë të Kosovës janë mbledhur sonte në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, në shenjë vazhdimësie të protestës "Jo në emrin tim", kundër aktgjykimit të shpallur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta ka nisur, si çdo mbrëmje deri tani, në orën 21:00, me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, familjarëve të të dënuarve, si dhe figurave nga jeta politike dhe publike e vendit. Pjesëmarrësit kanë mbajtur flamuj kombëtarë, flamuj të UÇK-së dhe pankarta me mbishkrime në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në mesin e qytetarëve sot u lëshuan fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatës Speciale në Hagë.

Qytetarët duartrokitën deklaratat e çlirimtarëve.