Prizreni ka marrë jo pak mësim nga zgjedhjet e dhjetorit kur gjatë numërimit, komisionerët dyshohet se kishin manipuluar dhjetëra mijëra vota. Tash, numërimi i votave të kandidatëve në Qendrën Komunale, ka filluar me ndryshime të rëndësishme. KQZ e ka dërguar nga Prishtina një menaxher të komisionit komunal zgjedhor, i cili poashtu është menaxher i qendrës së numërimit. Për rezultat, numërimi po vazhdon me hapa të përshpejtuar.
Në “Sezai Surroi” në Prizren, ku ishin manipuluar dhjetra mijëra vota në zgjedhjet e dhjetorit, tani ka filluar numërimi i këtyre të fundit, të 7 qershorit.
Por, kësaj radhe, në këtë Qendër Komunale të Numërimit ka ndryshime të rëndësishme.
Komisioni Qendror i Zgjedhje, nga qendra e dërgoi në Prizren Nexhmedin Hysenin, duke e emëruar si Kryesues të Komisionit Komunal Zgjedhor.
“Çdo veprim ka shku sipas planifikimit. Këtu është disiplinë e jashtëzakonshme. Gjithë stafi e dijnë mirë se kryefjala është disiplina e saktësia. Veprimet e ndaluara i kanë të njohura, dhe gjithçka që do shkojë mirë e mbarë”, ka thënë Hyseni.
Si rezultat, përveç evitimit të keqpërdorimeve, edhe numërimi po shkon me hapa të përshpejtuar.
