Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës që po zhvillohet në nder të përvjetorit të 18-të shtetësisë.

Në seancë është i pranishëm edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj dhe deputetja britanike, Alicia Kearns.