Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka mbajtur koncertin e radhës në Stuttgart të Gjermanisë, ku një moment i veçantë iu kushtua ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Gjatë koncertit, Limani u shfaq i emocionuar me emblemën e UÇK-së në këmishën e tij, ndërsa para publikut tha se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar në këtë periudhë.
“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë, sepse zemra e Kosovës është në Hagë. Ata duhet të kthehen në vendin e tyre”, deklaroi Limani.




