Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 13:10
Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të, siç tha, papërgjegjësisë institucionale dhe mos përmbushjes së obligimeve.

Në seancën e Kuvendit, ajo tha se anulimi i takimit të paraparë të mbahej sot në Athinë, ku do të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër shqetësim për këtë projekt.

Lushaku-Sadriu theksoi se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të ishte mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të Kosovës.

“Për një ngjarje që do ta sjellte Kosovën në qendër  të një rekreacioni sportiv e kulturor. Për projektin e Prishtinës 2030, lojërave mesdhetare që do ta kthenin Kosovën në një qendër sportive. Është koha për të folur, sepse për papërgjegjësitë institucionale të Kosovës, Kosova është duke rrezikuar që të mos organizojë këto lojëra. Imagjinojeni një projekt i fituar me të drejtë për ta kthyer Kosovën në një qendër ku mijëra sportistë, mijëra të rinj e të reja do ta kthenin Kosovën në një qendër turistike me shumë investime në salla sportive, në stadione të reja, në qendra sportive të cilat i mungojnë aq shumë Kosovës, po rrezikojnë sot. Pikërisht sot është dashur që të mbahet një takim në Athinë, ku do të definoheshin edhe përgjegjësitë përtej, dhe ai është anuluar. Prandaj, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur shqetësime për institucionet tona që nuk kanë përmbushur obligimet. Dhe këto obligime të papërmbushura kanë ndodhur për arsye të ndryshme, por është tërësisht e paarsyeshme për të ikur nga përgjegjësia dhe për ta lënë një mundësi të tillë të artë për Kosovën të papërmbushur”, tha ajo. EO

mesdhetarelushaku-sadriukosova

Të ngjashme

​A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG

​A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG

09:27
Rama akuzon Qeverinë: Nuk i përmbushi tri obligimet, u anulua takimi për Lojërat Mesdhetare

Rama akuzon Qeverinë: Nuk i përmbushi tri obligimet, u anulua takimi për Lojërat Mesdhetare

16:29
Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global

Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global

16:11
Kurti fajëson Komunën e Prishtinës për dështimin e mundshëm të Lojërave Mesdhetare

Kurti fajëson Komunën e Prishtinës për dështimin e mundshëm të Lojërave Mesdhetare

14:32

Më shumë nga Lajme

  • 13:33Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
  • 13:12Beton e çimento jashtë standardeve, Inspektorati shqipton gjoba ndaj kompanive në vlerë prej 98 mijë euro
  • 13:09“Më mirë të anulohen lojërat sesa të shohin mbeturinat”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk i shohin se s’ka rrymë
  • 13:08Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë, shumica për konsum e banesa – vetëm 2% për prodhim
  • 13:07Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro