Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Lirimi nga detyra i gjyqtarëve serbë, BE shpreh ‘‘keqardhje të thellë’’ për vendimin e KGJK’së: S’janë në përputhje me ligjet në Kosovë

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 19:32
Lirimi nga detyra i gjyqtarëve serbë, BE shpreh ‘‘keqardhje të thellë’’ për vendimin e KGJK’së: S’janë në përputhje me ligjet në Kosovë

Bashkimi Evropian shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb.

KGJK më pas i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu që t’i lirojë nga detyra.

Një zëdhënës i bllokut evropian kujtoi se vendim të ngjashëm mori në korrik edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe më pas lirimi nga detyra i prokurorëve serbë – që kishin dhënë dorëheqje vite më parë – u dekretua nga Haxhiu.

“Këto vendime duket se nuk janë në përputhje me ligjet në Kosovë, me proceset e rregullta dhe me kërkesat e përgjithshme për sundimin e ligjit në Kosovë”, tha zëdhënësi përmes një deklarate.

Vendimet për mospranimin e tërheqjeve të dorëheqjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë, sipas BE-së, bien ndesh edhe me “parimet e një gjyqësori multietnik”, duke “dëmtuar besimin e komunitetit serb të Kosovës dhe duke minuar përpjekjet për një rikthim të qëndrueshëm në institucionet e Kosovës”.

Sipas BE-së, sistemi gjyqësor i Kosovës duhet të reflektojë diversitetin etnik të vendit

“BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve përkatës që të krijojnë kushtet për një gjyqësor multietnik, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës, procesin e rregullt ligjor dhe zotimet e bëra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi.

Nga blloku evropian rikujtuan se kishin mirëpritur kërkesat e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë për të tërhequr dorëheqjet e dhëna në fund të vitit 2022.

Në korrik, përmes dekretit, Haxhiu liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë që kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022. Vendimi i saj erdhi pasi KPK-ja refuzoi kërkesën për tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të sistemit të drejtësisë kishin dhënë dorëheqje në fund të nëntorit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky veprim – i nxitur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – erdhi në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe për t’i zëvendësuar ato me targa të Kosovës.

BE-j më herët ka kërkuar që çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë të zgjidhet në kuadër të dialogut mes dy vendeve fqinje, por Kosova dëshiron t’i lirojë ata nga detyra dhe t’i plotësojë vendet e tyre përmes konkurseve të reja për gjyqtarë dhe prokurorë serbë.

Autoritetet e Kosovës kanë këmbëngulur se rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund të jetë çështje politike, por duhet të trajtohet si çështje juridike dhe kushtetuese./rel

kosovësgjyqtarëveserbë

Të ngjashme

Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së

Lladrovci: Ditë krenarie për emërimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së

19:57
Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

11:46
Zulfaj: Propaganda serbe për serbët e Kosovës ndjek “manualin rus”

Zulfaj: Propaganda serbe për serbët e Kosovës ndjek “manualin rus”

20:30
Kryeministri britanik letër Kurtit: Do të avancojmë mbështetjen për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri britanik letër Kurtit: Do të avancojmë mbështetjen për Kosovën drejt NATO-s

19:21

Më shumë nga Lajme

  • 20:11Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa
  • 20:01Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  • 20:01Ish-ambasadori amerikan për vdekjen e Mladiqit: Shpresoj të ketë ferr
  • 19:43Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro
  • 19:40Hoti kritikon Vuçiqin për deklaratën për Mlladiqin: Mendësia kriminale e viteve ’90 është ulur këmbëkryq në Beograd