Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur me vlerësim të lartë për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se me të ka punuar për katër vjet.
Limaj tha se Shiroka-Pula nuk është emër i panjohur për publikun, duke përmendur profesionin, angazhimet dhe kontributin e saj ndër vite.
“Kemi punuar katër vite bashkë. Emri i presidentes nuk ka qenë i panjohur për shkak të profesionit të saj dhe angazhimeve, për shkak të sjelljes së saj në vitet ’80 dhe ’90”, tha Limaj në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova.
Ai e përshkroi Shiroka-Pulën si një grua me energji pozitive, të suksesshme dhe komunikuese, duke vlerësuar edhe rolin e saj si familjare dhe bashkëpunëtore.



