Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lista Studentore kundër Pavarësisë së Kosovës: Çfarë mbetet e “panjohur” për Kurtin?

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 18:11
Lista Studentore kundër Pavarësisë së Kosovës: Çfarë mbetet e “panjohur” për Kurtin?

Në Serbi ka ndryshuar njeriu që do të qeverisë, por jo politika ndaj Kosovës. Të paktën kështu sugjeron programi qeverisës i Listës Studentore, që më 25 tetor i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandër Vuçiçit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë, vazhdon të flasë për fituesit e zgjedhjeve në Serbi si për një të panjohur politike.

“Të dish se kush i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se e di se kush i fitoi ato”, tha Kurti për The Irish Times në një intervistë të publikuar më 23 nëntor.

Kjo deklaratë e kryeqeveritarit Kurti vjen pak ditë pas 18 nëntorit – datës kur Lista Studentore, me të zezë mbi të bardhë, tha se do të luftojë Pavaresinë e Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e saj.

“Do ta kundërshtojmë vazhdimisht pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, thotë programi i 18 nëntorit.

Në intervistën për The Irish Times, Kurti nuk dha ndonjë vlerësim të ri për ndryshimin në Serbi, të cilin më 10 nëntor, në një intervistë për Radio France Internationale, e cilësoi si “demokratik”.

“Ndryshimet të cilat janë bërë në Serbi janë ndryshime demokratike. Megjithatë, më duhet të them se e dimë kush i ka humbur zgjedhjet në Serbi. I ka humbur Aleksandër Vuçiç, që është një autokrat, ish-ministër i Millosheviçit”, deklaroi Kurti më 10 nëntor.

Organizata që, sipas Kurtit, kreu ndryshim demokratik në Serbi, në programin e saj tregon sheshazi edhe se do të punojnë në “avancimin e pozitës së serbëve, si në veri, ashtu edhe në jug të Ibrit” dhe në krijimin e “autonomisë sa më të madhe për serbët e Kosovës”.

“Synojmë që këto vendbanime të lidhen administrativisht dhe të përfshihen në njësitë e vetëqeverisjes lokale me shumicë serbe, si dhe që këto njësi të fitojnë autonomi sa më të madhe në raport me institucionet e Kosovës”, thotë programi i studentëve.

Ndryshimi në Serbi nuk qe ndryshim i politikës ndaj Kosovës. Programi i Listës Studentore e fakton këtë. Ajo që mbetet e paqartë, tashmë, nuk është qëndrimi i fituesve në Serbi ndaj Kosovës, por ai i Kryeministrit të Kosovës ndaj fituesve në Serbi.

kosovësserbistudentore

Të ngjashme

EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”

EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”

15:56
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

10:35
Ish-deputeti i Vetëvendosjes emërohet ambasador i ri i Kosovës në Japoni

Ish-deputeti i Vetëvendosjes emërohet ambasador i ri i Kosovës në Japoni

23:59
Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës

16:55

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Haziri: I thashë Abdixhikut nuk mujna me ecë më në këpucë të Ibrahim Rugovës, nuk na bëjnë më
  • 18:18E tmerrshme në Shqipëri: 13-vjeçarja abuzohet seksualisht nga disa persona
  • 18:12"S'ndihem fajtore, djali e ka kry...", vjehrra e Arlinda Zekajt del me pranga nga Gjykata
  • 18:10Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan
  • 18:07Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila