Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

E tmerrshme në Shqipëri: 13-vjeçarja abuzohet seksualisht nga disa persona

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 18:18
E tmerrshme në Shqipëri: 13-vjeçarja abuzohet seksualisht nga disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një vajzë e mitur 13-vjeçare amerikano-shqiptare është abuzuar seksualisht.

Ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë, kur ajo ishte larguar dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Denoncimin e ka bërë në polici e ëma, pasi i ati i vajzës ndodhet në burg.

Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur, pas ekzaminimeve mjekësore, por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga Policia e Shtetit, rezulton se është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë, raporton Top Channel.

Deri më tani janë arrestuar disa shtetas, ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13-vjeçaren. Aksioni nuk është përmbyllur ende. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se të miturës abuzuesit i kanë dhënë para kundrejt marrëdhënies intime.

Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë.

Në gjithë këto qytete, e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm, ku një pjesë janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim.

Nga hetimet, 13-vjeçarja ka lëvizur e vetme, herë me autobus dhe herë me taksi. Në gjithë këtë histori, të paktën deri më tani, sipas hetimeve, ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Lëvizjet e vajzës janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë në këto qytete.

13-vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë, në gjendje të rëndë psikologjike, nën kujdesin e psikologëve, mjekëve dhe punonjësve socialë, ndërsa rasti po ndiqet nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Ambasada Amerikane.

Babai i 13-vjeçares është një person i dënuar me burg, ndërsa e mitura jetonte me nënën. Edhe më përpara kishte ikur nga shtëpia, por për 2-3 orë dhe ishte rikthyer, ndërsa këtë radhë ndërmori këto veprime të rënda.

Sipas burimeve të TCH, vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur dhe me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar, përveç parave që dyshohet se ka përfituar më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim.

13-vjeçarjaseksualishtpersona

Të ngjashme

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë

14:22
Tre persona dyshohen se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Tre persona dyshohen se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

09:21
Panik në një koncert në Manchester, evakuohen mbi 12 mijë persona pas çlirimit të një substance të panjohur

Panik në një koncert në Manchester, evakuohen mbi 12 mijë persona pas çlirimit të një substance të panjohur

08:10

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Haziri: I thashë Abdixhikut nuk mujna me ecë më në këpucë të Ibrahim Rugovës, nuk na bëjnë më
  • 18:12"S'ndihem fajtore, djali e ka kry...", vjehrra e Arlinda Zekajt del me pranga nga Gjykata
  • 18:11Lista Studentore kundër Pavarësisë së Kosovës: Çfarë mbetet e “panjohur” për Kurtin?
  • 18:10Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan
  • 18:07Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila