Në një lojë që Edita dhe Anjeza kanë zhvilluar me banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ato i kanë thënë Akilit se i dashuri i Anjezës, i njohur si “polici”, nuk ekziston dhe se gjithçka është pjesë e lojës.
Akili i është kundërpërgjigjur Anjezës, duke i thënë se ajo do të mbahet mend pikërisht për këtë histori.
“Ti edhe nëse nuk ke të dashur, do të mbahesh mend për ‘policin’ tënd”, ka thënë Akili.
Ndërkohë, Anjeza ka folur edhe për dallimet mes saj dhe Sharrit, duke thënë se ajo është më e egër, ndërsa ai më i butë.


