Në Big Brother VIP Kosova 5 është publikuar një klip me momentet e Kledja Muçajt dhe Bejtës, duke vënë në fokus raportin dhe afrimitetin mes tyre.
Pas transmetimit të klipit, dy banorët kanë folur hapur për raportin që kanë krijuar brenda shtëpisë dhe për ndjesitë që mund të kenë ndaj njëri-tjetrit.
Kledja ka pranuar se ndien diçka për Bejtën, por ka sqaruar se këto ndjenja nuk mund të cilësohen si pëlqim i mirëfilltë.
Nga ana tjetër, Bejta ka bërë të ditur se jashtë shtëpisë ka një të dashur, për të cilën tha se ka shumë respekt.
