Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon përmirësimin e shërbimeve publike

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 18:40
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon përmirësimin e shërbimeve publike

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në fund të seancës për punën e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është shprehur se Ligji për të Huajt ka për synim të përmirësoj shërbimet publike për qytetarët në Kosovë.

Ai u shpreh se ky ligj nuk është diskriminues, por siç tha, është me standard evropiane.

“Ligji jonë për të Huajt ka për synim të përmirësoj shërbimet publike për qytetarët në Kosovë. Serbët që punojnë në institucione shëndetësore, arsimore që nuk menaxhohen nga institucionet e Kosovës, e që posedojnë dokumente nga strukturat serbe, obligohen të aplikojnë brenda 12 muajsh për të marrë lejen e qëndrimit”.

“Ligji i Kosovës për të Huajt as nuk është diskriminues, e as preferues ndaj ndonjë komuniteti, është Ligj me standard evropiane, por nuk mund të lejojmë paralelizma, sepse kjo është në kundërthënie me sundimin e ligjit. Ligji për të Huajt përfaqëson obligimin që Kosova ka marrë përsipër sipas marrëveshjes për stabilizim-asociim, me Bashkimin Evropian dhe këtu i referohem posaqërisht nenit 86, për migrimin e ligjshëm, që i kërkon Kosovës që ta përafrojë legjislacionin vet me atë të Bashkimit Evropian”, tha Konjufca.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb