E reja nga Strellci i Deçanit, Leona Krasniqi po merr pjesë në një garë shumë të madhe në Belgjikë, ne mesin e qindra bukurosheve tjera.
Krasniqi në këtë garë të bukurisë ku po shkëlqen me paraqitje dinjitoze, mbanë numrin 29.
“Të dashur shqiptarë, kudo qe jeni, Unë Leona Krasniqi me shumee krenari dhe zemër të mbushur me mirënjohje, po ndaj me ju një ëndërr të madhe që po e jetoj si pjesëmarrëse në Miss Belgium. Ky rrugëtim ka një domethënie të veçantë për mua. Nuk është vetëm një garë bukurie apo një kurorë është një mundësi për të përfaqësuar vlerat që besoj: respektin, mirësinë, sinqeritetin dhe dashurinë për njerëzit”.
Ajo tha se beson që vlerat e njeriut qëndrojnë tek karakteri, pastaj tek paraqitja e jashtme.
“Besoj se bukuria e vërtetë nuk matet nga pamja e jashtme, por nga mënyra se si sillemi me të tjerët, si i respektojmë dhe si i bëjmë të ndihen pranë nesh. Një buzëqeshje është e bukur, por një zemër e ngrohtë dhe karakteri i mirë janë ato që e bëjnë një person vërtet të veçantë”, shtoi ajo.
Për të ngritur sa më lartë Leonën në këtë garë, ajo vetë kërkoi mbështetjen e bashkëatdhetarëve, duke sugjeruar votimin për të përmes këtij linku.
“Sot kam nevojë për mbështetjen tuaj. Pavarësisht se ku jetoni – në Kosovë, Shqipëri, Evropë apo kudo në botë – vota juaj mund të bëjë një ndryshim të madh për mua. Ju ftoj me gjithë zemër të më votoni përmes këtij linku: https://app.missbelgium.be/list Çdo votë është një hap më afër realizimit të kësaj ëndrre dhe një motivim i jashtëzakonshëm për të vazhduar përpara. Faleminderit pafund për çdo votë, për çdo fjalë të mirë dhe për gjithë dashurinë që më jepni. Mbështetja juaj do të thotë më shumë se sa mund ta shpreh me fjalë”, tha ajo.