Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila dhe ambasadorët e Kosovës diskutojnë për promovimin e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 19:46
Kusari-Lila dhe ambasadorët e Kosovës diskutojnë për promovimin e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve

Diplomacia dhe ekonomia duhet të ecin bashkë, ndërsa ambasadat e Republikës së Kosovës kanë një rol të rëndësishëm jo vetëm në përfaqësimin e vendit tonë, por edhe në krijimin e urave të reja mes bizneseve kosovare, investitorëve, partnerëve dhe tregjeve ndërkombëtare.

Në kuadër të Konferencës IX të Ambasadorëve “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, u takua me ambasadorët e Republikës së Kosovës në botë.

Gjatë takimit, ministrja Kusari-Lila prezantoi punën e Ministrisë në mbështetje të bizneseve vendore për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së prodhimit, si dhe për përmirësimin e kushteve për investitorët e huaj. Një pjesë e diskutimit iu kushtua rolit të përfaqësive diplomatike në hapjen e tregjeve të reja për bizneset kosovare dhe promovimin e Kosovës si destinacion për investime.

Duke u ndalur te zhvillimi i ekonomisë së Kosovës, në takim u vlerësua se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet MINTI-t, MPJD-së, përfaqësive diplomatike dhe sektorit privat është i rëndësishëm për rritjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve të reja dhe adresimin e deficitit tregtar me të cilin përballet vendi.

Pas takimit, në kuadër të sesionit Business to Ambassador (B2A), ambasadorët zhvilluan takime me përfaqësues të bizneseve kosovare nga sektorë të ndryshëm, përfshirë teknologjinë e informacionit, industrinë e drurit dhe prodhimin, agro-përpunimin, industritë kreative dhe filmin, si dhe turizmin.

Këto takime synuan krijimin e lidhjeve të reja, shkëmbimin e informacionit dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve kosovare dhe përfaqësive diplomatike, me qëllim që mundësitë e reja për eksport dhe investime të kthehen në rezultate konkrete.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se tani është koha që diskutimet dhe bashkëpunimi ndërinstitucional të përkthehen në iniciativa konkrete që do të kontribuojnë në përshpejtimin e transformimit të ekonomisë së Kosovës.

kosovëskusari-lilaambasadorët

Të ngjashme

Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi

Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi

09:25
Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kanabis

Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kanabis

19:25
Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh

Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh

17:29
Pse u shkarkua kryeprokurori, Blerim Isufaj - Këshilli Prokurorial del me reagim

Pse u shkarkua kryeprokurori, Blerim Isufaj - Këshilli Prokurorial del me reagim

16:43

Më shumë nga Lajme

  • 09:29“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje
  • 09:24Musliu e quan hap të rëndësishëm veprimin e Qeverisë për Specialen: Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë
  • 09:19Ministri kroat paralajmëron Serbinë: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv, Kosovën e kemi aleate
  • 08:46Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro
  • 08:44Sulmohet dhe kanoset një grua në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati