Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”: Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 18:55
Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”: Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17.

Përmes një postimi të shoqëruar me video, Kurti ka rikujtuar takimin e mbajtur më 29 shtator me drejtuesit e subjekteve politike shqiptare, i cili, sipas tij, përfundoi me marrëveshjen për të garuar së bashku në një listë të përbashkët

Ai ka theksuar se shqiptarët e këtyre tri komunave kanë të drejtë të jetojnë në vendlindjen e tyre me mundësi të barabarta, duke kritikuar diskriminimin dhe përjashtimin me të cilat, sipas tij, përballen.

“Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka vlerësuar se përballë diskriminimit dhe shtypjes nevojitet një përgjigje demokratike përmes solidaritetit, këmbënguljes dhe pjesëmarrjes qytetare.

Duke iu drejtuar qytetarëve që kanë të drejtë vote në këto komuna, Kurti u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve që ndodhen në Kosovë të udhëtojnë drejt vendlindjeve të tyre për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Nesër, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje”, ka deklaruar ai.

Kurti ka kërkuar mbështetje për listën e përbashkët shqiptare, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar Kurti mesazhin e tij.

Në postimin e tij, kryeministri ka përsëritur thirrjen që qytetarët të dalin në votime dhe të mbështesin listën “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17.

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,

Më 29 shtator, prita në zyrën time drejtuesit e subjekteve politike shqiptare. Takimi përfundoi me marrëveshjen e tyre për të garuar së bashku në listën “Koalicioni Shqiptar”.

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta.

Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike. Me solidaritet. Me këmbëngulje. Me pjesëmarrje.

Nesër, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar.

Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, “Koalicionin Shqiptar”.

Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen.

kurtishqiptarëvethirrje

Të ngjashme

Kurti porosi për shqiptarët e Luginës: Secila votë ka peshë për të ardhmen tuaj

Kurti porosi për shqiptarët e Luginës: Secila votë ka peshë për të ardhmen tuaj

17:15
https://indeksonline.net/kurti-takon-kryeministrin-malazez-flasin-per-bashkepunimin-dhe-rrugen-drejt-be-se/#:~:text=Kurti%20takon%20kryeministrin%20malazez%2C%20flasin%20p%C3%ABr%20bashk%C3%ABpunimin%20dhe%20rrug%C3%ABn%20drejt%20BE%2Ds%C3%AB

Kurti takon kryeministrin malazez, flasin për bashkëpunimin dhe rrugën drejt BE-së

16:21
Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

09:30
Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve

Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve

11:33

Më shumë nga Lajme

  • 21:30Korçë: Plagoset me thikë 19-vjeçari, kapet autori i dyshuar
  • 21:08Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
  • 21:07Protesta e 13-të e studentëve në Tiranë mbyllet me përplasje e molotov
  • 21:00Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve atje t’i shmangin pikat me prani të shtuar të policisë
  • 20:57Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës