Profesori amerikan Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të negociojë me Bashkimin Evropian për shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale, duke e lidhur këtë çështje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Në podcastin “PIKË”, në një bashkëbisedim me Veton Surroin, Joseph tha se ekziston një përputhje interesash mes Kosovës, BE-së dhe administratës amerikane për arritjen e një marrëveshjeje.
Sipas tij, anëtarësimi në Këshillin e Evropës do t’i hapte Kosovës rrugën drejt Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku çështjet përkatëse mund të shqyrtoheshin në përputhje me juridiksionin e saj.
“Ka përputhje me administratën që Kosova mund ta zbatojë dhe gjithashtu me Bashkimin Evropian në një mënyrë shumë të rëndësishme për të arritur një mirëkuptim, një marrëveshje që mund të përfshijë më në fund anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Joseph.




