Analisti politik Dritëro Arifi ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke vlerësuar se vendi duhet të ketë një qëndrim më të qartë dhe më të vendosur në aspektin diplomatik.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Arifi ka thënë se deri më tani nuk ka një dokument zyrtar në të cilin Republika e Kosovës e cilëson vendimin e 16 shtatorit si të papranueshëm, duke argumentuar arsyet për një qëndrim të tillë.




