Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

13 persona të lënduar nga protesta, mes tyre edhe zyrtarë policorë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 20:19
13 persona të lënduar nga protesta, mes tyre edhe zyrtarë policorë

13 persona janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Mes tyre janë protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës, shkruan TopChannel.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Njëri prej protestuesve është i lënduar në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Gjithashtu, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor dy efektivë policie, të lënduar në sy. Edhe ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës pas marrjes së ndihmës mjekësore.

lënduartyreprotestues

Të ngjashme

Protestuesi i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetë

Protestuesi i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetë

20:20
Protestë agresive në Tiranë, një protestues dyshohet se është goditur me plumb gome në sy

Protestë agresive në Tiranë, një protestues dyshohet se është goditur me plumb gome në sy

20:02
Tetë të lënduar në protestën e sotme në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre

Tetë të lënduar në protestën e sotme në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre

17:29

Më shumë nga Lajme

  • 21:17Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit
  • 21:13Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë
  • 20:39Shiroka-Pula takon mërgatën në Hungari, vlerëson kontributin e saj në historinë e Kosovës
  • 20:22Berisha: Plumb në sy studentit, krim shtetëror i rëndë
  • 20:18Pejë: Aksident në Jabllanicë të Vogël, dy persona të lënduar