13 persona janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.
Mes tyre janë protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor, shkruan TCH.




