Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 21:51
Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve

Lista Studentore pritet të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke siguruar shumicën absolute në Parlament, sipas projeksionit të parë të Ipsos dhe CeSID.

Sipas rezultateve të projektuara, Lista Studentore ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit ka marrë vetëm 39,3 për qind.

Këto të dhëna janë publikuar nga Ipsos dhe CeSID, ndërsa rezultatet janë transmetuar nga televizioni serb N1.

Sipas projeksionit, Lista Studentore pritet të sigurojë 138 mandate në Parlamentin e Serbisë, kundrejt 104 mandateve të listës së Vuçiqit.

Kjo do të thotë se studentët do ta kalonin pragun prej 126 deputetësh, të nevojshëm për formimin e qeverisë pa pasur nevojë për partnerë koalicioni.

Dallimi ndërmjet dy blloqeve kryesore është 12,7 pikë përqindjeje në vota dhe 34 mandate parlamentare.

Këto rezultate, nëse konfirmohen nga numërimi zyrtar, do të shënonin një ndryshim të madh politik në Serbi, duke i dhënë fund shumicës parlamentare të bllokut të Vuçiqit.

Më herët, vetë Vuçiq pranoi publikisht humbjen zgjedhore, duke deklaruar se Lista Studentore pritej të fitonte ndërmjet 135 dhe 140 mandate.

“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, kishte deklaruar ai.

Zgjedhjet e së dielës u karakterizuan nga pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë, e cila, sipas organizatave monitoruese, ishte dukshëm më e madhe se në vitin 2023.

Megjithatë, shifrat e Ipsos dhe CeSID mbeten projeksione të bazuara në një mostër vendvotimesh, jo rezultate përfundimtare të Komisionit Republikan Zgjedhor.

mandatelistastudentët

Të ngjashme

Lista Studentore që fitoi në Serbi aspak më e mirë se pushteti i Vuçiqit, paralajmëronin se Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin kurrë

Lista Studentore që fitoi në Serbi aspak më e mirë se pushteti i Vuçiqit, paralajmëronin se Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin kurrë

22:40
CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave

CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave

21:57
Studentët nuk ndalen: Paralajmërohet protestë e re të dielën para Ministrisë së Arsimit

Studentët nuk ndalen: Paralajmërohet protestë e re të dielën para Ministrisë së Arsimit

23:13
BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

22:26

Më shumë nga Lajme

  • 22:572026-ta, viti i rënies së dy liderëve: Orbán dhe Vuçiq humbën pushtetin pas vitesh dominimi
  • 22:50CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
  • 22:49Raportohet se kunati ka vrarë kunatën me sëpatë në Pejë
  • 22:44Shqiptarët në garë për mandatin e tretë në Serbi, Sinani: Mirënjohje e veçantë Kurtit për angazhimin në bashkimin e faktorit politik shqiptar
  • 22:38Para fotos së babait dëshmor, një kosovar po kërkon të bëjë histori në Amerikë