Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 21:08
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova

Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu shkaktua nga disa bashkëmoshatare të së njëjtës shkollë, familja Krasniqi ka vendosur të largohet përfundimisht nga Kosova. Ata pretendojnë se vendimi i vështirë u mor për shkak se asnjë institucion, as arsimor, social e i drejtësisë nuk e trajtoi siç duhet rastin.

Dhuna u filmua, pamjet u shpërndanë, historia thuajse u harrua, por plagët që erdhën si pasojë e saj, asnjëherë.

Ato vazhdojnë të rëndojnë mbi një të mitur nga Gjilani, e cila sipas familjes, nuk arriti ta tejkalonte traumën, ndërsa institucionet nuk i ofruan mbështetjen e nevojshme.

Në gusht të vitit 2025, vajza u bë viktimë e një rrahjeje brutale nga bashkëmoshataret e saj.

Me fillimin e vitit shkollor, për të nisi një përballje tjetër, kësaj radhe jo në rrugë, mirëpo brenda mureve të shkollës, ku vijonin mësimin vajzat që e sulmuan.

Për familjen, kjo situatë e bëri edhe më të rëndë përjetimin e traumës. Kështu duke pretenduar se vajza nuk mori trajtimin e duhur, ata vendosën që të largohen përfundimisht nga Kosova.

“Jemi detyru pas 50 viteve unë dhe familja ime, unë kam pas karrierë në Gjilan edhe si punëtor i arsimit edhe si muzikantë, jam detyru më lënë Kosovën, gruaja ime ka qenë farmaciste, magjistër e ka lënë punën dhe profesionin, djali im ka braktisë studimet, vajza ime e ka lënë shkollën. Traumat dhe lëndimet janë të pashërueshme dhe të përjetshme”, ka theksuar Arben Krasniqi, prindi i të miturës.

Sipas Krasniqit, asnjë nga institucionet komunale e qendrore nuk morën masat e duhura për mbrojtjen e vajzës.

“Nëse flisni për Ministrinë e Arsimit, absolutisht jo. Me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan kemi pas një takim të pafrytshëm, trajtim jo profesional, nuk e kanë trajtu asnjëherë rastin me seriozitet”.

Në lidhje me këtë televizioni Dukagjini ka vizituar shkollën fillore në Gjilan, të cilët përmes një përgjigje me shkrim, kanë treguar për hapat e ndjekur.

“Psikologia e shkollës ka qenë në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me akterët përkatës dhe ka zhvilluar aktivitete mbështetëse dhe ndërgjegjësuese me nxënësit. Në rastet kur prindërit kanë kërkuar trajtim të jashtëm profesional, shkolla ka respektuar kërkesën e tyre. Me kërkesë të prindërve, njëra nga nxënëset është transferuar në një institucion tjetër arsimor, ndërsa nxënëset e tjera vazhdojnë shkollimin në shkollën tonë”, ka deklaruar Liridon Salihu – Drejtor i shkollës.

Edhe ish-drejtori i Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu, përmes një përgjigje telefonike tha se është njoftuar për këto masa, teksa nuk pohoi se është caktuar psikolog i rregullt për të miturën.

Megjithatë, pretendimet e familjes nuk përfundojnë vetëm te shkolla. Krasniqi kritikon edhe Qendrën për Punë Sociale.

“Ka pas një psikologe të caktume nga Qendra për Punë Sociale, ata janë llafaxhi të mëdhenj, premtojnë shumë, nuk munden me realizu asnjë gjë, dmth punët i bëjnë sipërfaqësisht. Të gjitha i kemi bë në mënyrë private, edhe vizitat te mjeku edhe gjithçka tjetër”, ka theksuar Krasniqi.

Nga Qendra për Punë Sociale nuk kanë qenë të gatshëm të flasin para kamerës, por përmes emailit janë thënë se do të përgjigjen për rastin brenda afateve ligjore.

Të rezervuar ishin edhe nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.

Përgjigje është kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit me qëllim të sqarimit nëse ekzistojnë masa konkrete për ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe trajtimit profesional për personat e mitur që përballen me raste të tilla, por deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

Në raste si këto, sipas, specialistes së Psikologjisë Klinike, analiza dhe trajtimi për të përfshirat në rast është i domosdoshëm.

“Pasojat mund të jenë shumë serioze. Është e rëndësishme të kemi vlerësim të detajuar, cilat kanë qenë dëmet psikologjike që janë shkaktuar,d he mbi bazën e kësaj të shihet simptomatologjia, dhe mbi këtë vlerësim adekuat. Është shumë e rëndësishme të shikohet forma e trajtimit të vajzat që e kanë shkaktuar dhunën, të shikohet vështirësia eventuale që mos ndodh ta do të përsëritet një akt i tillë edhe tutje”, ka deklaruar Violeta Zefi, specialiste e Psikologjisë Klinike.

Familja kritika pati edhe për organet e drejtësisë.

“Edhe gjykatat ne Kosovë janë të korruptuara fatkeqësisht, edhe nga politika, edhe nga njerëzit që punojnë në Gjykata”.

Për këtë detaje dha Gjykata Themelore e Gjilanit, ku sqaroi se fillimisht ndaj dy të miturave ishte shqiptuar masa edukative institucionale e dërgimit në institucion edukativo-korrektues, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh, ndërsa ndaj të miturës së tretë ishte shqiptuar masa në kohëzgjatje prej një viti.

Por rasti u kthye në rivendosje nga Gjykata e Apelit, ku pas shqyrtimit, dënimi u zbut në masën edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit për një periudhë të caktuar.

gjilanfamiljakosova

Të ngjashme

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

20:57
Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara

Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara

15:55
Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

12:33
Arifi: Kosova s’mund të jetë neutrale karshi vendimit për krerët e UÇK-së

Arifi: Kosova s’mund të jetë neutrale karshi vendimit për krerët e UÇK-së

19:46

Më shumë nga Lajme

  • 22:07Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë
  • 21:57CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave
  • 21:57Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
  • 21:56Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, pas Shaip Kamberit
  • 21:51Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve