Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur në kofshë ka mbetur shtetasi me iniciale M. A.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen, pak minuta pas ngjarjes, të autorit të dyshuar, 23-vjeçarit me iniciale R. I, shkruan abcnews.al,
Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë kontrollit policor iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
