Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protesta e 13-të e studentëve në Tiranë mbyllet me përplasje e molotov

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 21:07
Protesta e 13-të e studentëve në Tiranë mbyllet me përplasje e molotov

Protesta e studentëve në ditën e saj të 13-të ka përfunduar pas rreth gjashtë orë me një itinerar nga Ministria e Arsimit, te Kryeministria dhe sheshin “Skënderbej”.

Gjatë qëndrimit në shesh disa protestues me maska kanë ndezur zjarr, ndërkohë që i kanë vënë flakën edhe një peme në lulishten pranë sheshit. Ata kanë vendosur edhe gozhda për të çarë gomat e makinave të Policisë që mund të hynin në shesh. Protestuesit kanë qëlluar edhe me molotov forcat e policisë pranë sheshit “Skënderbej”.

Gjatë qëndrimit në bulevard, pjesëmarrës në protest sulmuan dhe thyen xhamat e Kryesisë së Kuvendit si dhe dëmtuan disa biznese në katin e parë të “Kullave Binjake”, përfshirë edhe një bankë të nivelit të dytë. Gjithashtu, protestuesit e maskuar thyen me hekur ndriçuesit te Kryeministria, hodhën gurë e kapsolla drejt godinës së qeverisë si dhe ndaj efektivëve.

Pas thirrjeve të vazhdueshme për distancim nga akte të dhunshme, policia ndërhyri duke shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se nga protesta e sotme katër persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore, mes të cilëve dy efektivë.

protesta13-tëstudentëve

Të ngjashme

Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nisin shoqërimet

Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard

18:41
Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic

Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic

09:15
Stresi publikon foto me maskë nga protesta, ka porosi për Edi Ramën

Stresi publikon foto me maskë nga protesta, ka porosi për Edi Ramën

20:42
Eskalon protesta në Tiranë: Policët goditen me fishkezjarre, protestuesit mbajnë shkopë bejsbolli

Eskalon protesta në Tiranë: Policët goditen me fishkezjarre, protestuesit mbajnë shkopë bejsbolli

18:49

Më shumë nga Lajme

  • 22:07Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë
  • 21:57CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave
  • 21:57Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
  • 21:56Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, pas Shaip Kamberit
  • 21:51Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve