Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së në Kosovë e mërgatë: Jemi në fazë përgatitore për zgjedhjet brenda Lëvizjes

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 15:16
Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së në Kosovë e mërgatë: Jemi në fazë përgatitore për zgjedhjet brenda Lëvizjes

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se të martën kanë pasur takim drejtuesit e qendrave të kësaj partie në Kosovës dhe në mërgatë, mbledhje në të cilën ka marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti, bashkë me sekretarin organizativ, Alim Rama, kryetaren e kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe, koordinatorin për qendra, Salih Zyba.

Në njoftimin e Vetëvendosjes, bëhet e ditur se gjatë mbledhjes është diskutuar për situatën politike në vend.

“Viti 2026 është edhe vit zgjedhor brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç’rast aktualisht jemi në fazën përgatitore, ku gjithandej lagjeve e fshatrave të vendit tonë, aktivistët që drejtojnë strukturat tona organizative, do të organizojnë procesin e brendshëm zgjedhor, duke freskuar e plotësuar pozicionet drejtuese e duke pasur përfshirje akoma më të madhe të mbështetësëve tanë, duke i shërbyer kështu konsolidimit të strukturave tona në të tria nivelet drejtuese.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Mbrëmë në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë u mbajt mbledhja me drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe mërgatë, nën prezencën e Kryeministrit të Republikës, njëherazi Kryetarit të LV, Albin Kurti, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, Kryetares së Kuvendit njëhereazi Kryetares së GVV, Albulena Haxhiu, si dhe Koordinatorit për Qendra, deputetit Salih Zyba.

Në takimin me drejtuesit e Qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në Qendra, u diskutua për situatën politike në vend dhe me theks të veçantë edhe për çështje organizative që ndërlidhen me përditshmërinë e punës së strukturave tona organizative.

Viti 2026 është edhe vit zgjedhor brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç’rast aktualisht jemi në fazën përgatitore, ku gjithandej lagjeve e fshatrave të vendit tonë, aktivistët që drejtojnë strukturat tona organizative, do të organizojnë procesin e brendshëm zgjedhor, duke freskuar e plotësuar pozicionet drejtuese e duke pasur përfshirje akoma më të madhe të mbështetësëve tanë, duke i shërbyer kështu konsolidimit të strukturave tona në të tria nivelet drejtuese.

Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Kosovë e Mërgatë dhe në përgjithësi strukturat tona organizative që nga lagjet e fshatrat, janë të gatshme për angazhim e punë krahas aktualitetit politik e organizativ, sikurse përherë.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi