Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se po i monitoron nga afër zhvillimet në vend pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke miratuar listat përbërëse të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe.
OSBE është e njoftuar se Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe po pret përgjigje për këtë vendim të KQZ-së.
