Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Këtu mund ta shikoni se ku e keni Qendrën e Votimit më 12 tetor

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 12:25
KQZ: Këtu mund ta shikoni se ku e keni Qendrën e Votimit më 12 tetor

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote që duan ta shohin se ku do të votojnë më 12 tetor në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, mund ta bëjnë këtë fare thjeshtë.

Mjafton që në platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org votuesi të shënojë numrin e tij personal dhe datën e lindjes së tij, dhe menjëherë do të shfaqen të dhënat për Qendrën e Votimit.

Në rast se një votues dëshiron që ta ndërrojë Qendrën e Votimit brenda komunës ku është i regjistruar, ai do të mund ta bëjë këtë, duke klikuar më poshtë në butonin: Kërkesë për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

Data 29 gusht është afati i fundit për të gjithë qytetarët që të bëjnë këto ndryshime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar për Gazeta Express se ndërrimi i Qendrës së Votimit është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të arsyeshme, që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.

“Në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ e ofron shërbimin për votuesit për ta ndërruar qendrën e tyre të votimit dhe për ta caktuar atë sa më afër vendbanimit të tyre. Votuesit mund të qasen në platformën elektronike të KQZ-së ( https://qv.kqz-ks.org ) dhe ta shohin se në cilën Qendrën të Votimit do të votojnë më 12 tetor 2025 dhe nëse dëshriojnë mund ta parashtrojnë kërkesën për ta ndërruar atë”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, kërkesa për ndërrim të Qendrës së Votimit mund të parashtrohet online përmes të njëjtës platform elektronike, ose duke paraqitur fizikisht kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Elezi ka sqaruar gjithashtu se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

“Përmes KQZ-së, votuesi mund të ndryshojë Qendrën Votimit vetëm brenda komunës. Por, për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil. Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet në platformën e KQZ-së dhe rrjedhimisht në Listën Votuese”, sqaroi Elezi.

Deri më tani, rreth 1 mijë votues të komunave të ndryshme kanë ndërruar Qendrën e Votimit përmes platformës së KQZ-së.

Më shumë nga Lajme

  • 19:26Cakolli-Deharit: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione
  • 19:22Dega e LDK-së në Deçan kujton Jusuf Sutajn në 13 vjetorin e vdekjes
  • 19:21Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim
  • 19:13Deputeti i PDK-së bën thirrje për koalicion me VV-në
  • 19:06Raportohet se Kurti ka ftuar partitë ish-opoiztare për takim