Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga ShBA-ja

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 23:31
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga ShBA-ja

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ndërmarrin hapa konkretë për të jetësuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, të formalizuar pesë muaj më parë me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët më 18 mars në Tiranë. Tani, vendet po kalojnë në një fazë tjetër, duke ndërtuar një aleancë më të fortë dhe më të qëndrueshme në fushën e sigurisë.

Ministrat e Mbrojtjes të tri vendeve po angazhohen që blerja e parë e armatimit të jetë ajo e kapaciteteve mbrojtëse, përmes një marrëveshjeje të koordinuar për armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për RTK-në se një takim i tillë trelateral tashmë veçse është mbajtur.

“Është mbajtur takimi i përbashkët për hartimin e aktiviteteve trelaterale në kuadër të marrëveshjes, ku përfshihet edhe çështja e blerjeve të përbashkëta bazuar në kërkesat e forcave të secilit shtet. Me të përfunduar ky plan do të nënshkruhet nga secili shtet për të vazhduar më pas tutje”, konfirmoi Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lidhur me këtë, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se kjo marrëveshje është tejet e mirë, duke treguar për rëndësinë e blerjes së përbashkët të armatimit.

“Kur blejnë tre shtete për njëherë, është kostoja shumë më e vogël, liferimi është shumë më i lehtë, dhe çdo prodhues i çdo armatimi ushtarak do të jetë më joshës për t’i furnizuar përnjëherë. Kur e kanë betimin edhe të NATO-s edhe të Uashingtonit, atëherë normal që prodhuesit do të jenë shumë të lumtur dhe shumë ekspeditivë në liferimin e armatimeve shumë më shpejt dhe shumë më mirë”, tha Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së.

Duke u nisur nga rëndësia strategjike e partneritetit me SHBA-në për sigurinë dhe zhvillimin e Forcës së Kosovës, ish-koloneli i FSK-së konsideron se aleanca me SHBA-në është jetike për të ardhmen e ushtrisë.

“Krerët që e udhëheqin shtetin, cilido qoftë ai, duhet paraprakisht të kenë interesin kombëtar dhe nacional të vendit, sidomos në kuptim të mbrojtjes, sepse nëse nuk ke fuqi mbrojtëse, ti fare s’ki asgjë. Ushtria është ajo që ta mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe rendin kushtetues të saj, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse jemi në partneritet të fuqishëm me SHBA-në,” tha Afrim Veseli, ish-kolonel në FSK.

Ndërkohë, në kuadër të blerjeve dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para dy javësh në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë dorëzim-pranimi i kontingjentit të dytë prej 50 autoblindave të blera nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për FSK-në.

kroacia4

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim