Gjatë katër viteve të fundit, nga viti 2022 deri në 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 105,671 lindje, ku meshkuj kanë qenë 54,453 dhe vajza 51,218. Që nga viti 2022 e deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur 105 mijë e 671 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave.
Sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë lindur gjithsej 27 mijë e 418 fëmijë. Prej tyre 14 mijë e 135 meshkuj dhe 13 mijë e 284 vajza.
Numri i fëmijëve të lindur në vitin 2025 ka pësuar një rritje, krahasuar me një vit më parë, pasi që gjatë vitit 2024 numri i fëmijëve të lindur ishte 26 mijë e 549 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 772 meshkuj dhe 12 mijë e 779 vajza.
“Në muajin nëntor 2025 janë regjistruar 2 184 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 lindje janë meshkuj dhe 1 077 lindje janë vajza. Në muajin nëntor 2025 pati rënie të numrit të lindjeve rreth -3,7 %, krahasuar me muajin tetor 2025”.
E numër më i vogël i lindjeve ishte shënuar në vitin 2023, ku sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë kanë lindur 25 mijë e 586 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 229 meshkuj dhe 12 mijë e 357 vajza.
Ndërkaq numri i lindjeve në vitin 2022 ishte më i lartë, pasi që gjatë këtij viti në Kosovë kanë lindur 26 mijë e 118 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 317 meshkuj dhe 12 mijë e 801 vajza.
Në vitin 2022, numri total i lindjeve ishte 26,118, ku 13,317 ishin djem dhe 12,801 vajza.
