39-shi i AAK-së, Mehmet Klinaku sot deklaroi se prioriteti i tij kryesor politik do të jetë diaspora
Klinaku deklaroi se se lidhja e diasporës me Kosovën duhet trajtuar si çështje strategjike nga institucionet, jo vetëm si burim votash apo remitencash.
“Angazhimi im kryesor do të jetë diaspora. Kjo jo vetëm për të mirën time, por edhe për të ardhmen e vendit tim. Mendoj se lidhja që diaspora ka me Kosovën duhet të shfrytëzohet dhe të trajtohet si një prioritet nga institucionet e vendit.
