Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkesa për dorëheqjen e Gërvallës, reagon për herë të parë partia Guxo

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 20:49
Kërkesa për dorëheqjen e Gërvallës, reagon për herë të parë partia Guxo

Partia Guxo ka reaguar për herës të parë prej kur nisen linçimet dhe kërkesat për dorëheqjen e Donika Gërvallës nga pozita e ministres së Drejtësisë, lidhur me vendimin që mori Gjykata Speciale në Hagë.

Në një komunikatë për media, Guxo-ja thotë se është i arsyeshëm shqetësimi që qytetarët kanë, pas shpalljes së dënimeve, dhe se protesta është e drejtë themelore demokratike

Megjithatë, sipas kësaj partie, është e papranueshme që të linçohet politikisht ministrja Gërvalla, si një “fajtore” për këtë.

“Linçimi publik dhe baltosja e pashembullt, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike të personaliteteve të njohura kombëtare.

Prandaj, Partia Guxo ngre pyetjen: prej nga kjo ringjallje e fantazmave të listave për likuidime, të viteve 97, 98, 99?Këto zhvillime ngrenë dyshime të mëdha: a po dëshmohet se në Kosovë ende nuk mund të zhvillohen procese gjyqësore të pavarura, pa presione politike dhe ndërhyrje të jashtme? Cili është mesazhi që këto fushata dhe protesta kundër institucioneve të drejtësisë i transmetojnë botës?” deklaron Guxo.

Kjo është komunikata e plotë e partisë:

Drejtësi po, manipulim politik jo

Shqetësimi i qytetarëve për dënimet e fundit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është i arsyeshëm dhe tërësisht legjitim. Protesta është një e drejtë themelore demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet me respektin më të madh.

Megjithatë, dënimet drakonike që nxitën këtë reagim të madh popullor nuk mund të ndreqen përmes linçimeve politike e publike, por vetëm përmes një beteje të pastër juridike. Gjykata e Apelit, si nivel i dytë, mbetet rruga e vetme e duhur për adresimin institucional të këtij problemi.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave, lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi mbetet gjithmonë e drejtë dhe e shenjtë.

Në këtë kontekst, pyetja shtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë: pse përgjegjësia politike nuk kërkohet nga ata që e votuan, e negociuan dhe e mbështetën Gjykatën Speciale? Sot, zhurmës së akuzave dhe baltosjeve u prijnë pikërisht ata që nëpër studio televizive e jashtë tyre kërkonin burgosje, lexonin lista me emra dhe ushtronin presione të pashembullta që ky ligj të votohej në Kuvend.

Është e papranueshme që, në vend të një analize mbi bazën e fakteve dhe veprimeve konkrete se pse erdhi situata deri këtu, po tentohet të linçohet politikisht Zëvendëskryeministja dhe Ministrja Donika Gërvalla si një “fajtore” për këtë.

Linçimi publik dhe baltosja e pashembullt, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike të personaliteteve të njohura kombëtare.

Prandaj, Partia Guxo ngre pyetjen: prej nga kjo ringjallje e fantazmave të listave për likuidime, të viteve 97, 98, 99?Këto zhvillime ngrenë dyshime të mëdha: a po dëshmohet se në Kosovë ende nuk mund të zhvillohen procese gjyqësore të pavarura, pa presione politike dhe ndërhyrje të jashtme? Cili është mesazhi që këto fushata dhe protesta kundër institucioneve të drejtësisë i transmetojnë botës?

Shoqëria jonë duhet të vendosë nëse kërkon drejtësi vetëm kur ajo përkon me interesat e ngushta politike, a po kërkon një drejtësi të bazuar rreptësisht mbi kutet e ligjit apo mbi kutet e grupeve të cilat ligjin e konsiderojnë pronë?

Partia Guxo është e bindur: Drejtësia nuk guxon të përdoret kurrë si një instrument i luftës së brendshme politike.

Dhe fund, duhet të pyesim: sulmet ndaj Donikës kanë të bëjnë me Hagën apo ligjin për hulumtimin e pasurisë së pajustifikueshme? Ofendimet e sotme në portale e vërtetojnë që kjo e dyta është e vërteta.

Prandaj:

Shqetësim qytetar, po.

Protestë, po.

Llogaridhënie, po.

Linçim politik, në asnjë mënyrë.

guxopartiadorëheqjen

Më shumë nga Lajme

  • 21:37Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit
  • 21:24Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet protestës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:00Çitaku publikon foto nga protesta e sontme: Populli në këmbë
  • 20:59Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë
  • 20:57Pak minuta nga fillimi i protestës në Prishtinë, sheshi “Skënderbeu” mbushet me flamuj “kuq e zi”