Lajme
Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka emëruar z. Jeton Zulfaj në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, njofton zyra e kryeministrit.



